Një lajm i trishtë pêr mediat në rajonin e Shkodrës ndarja nga jeta e Nazmi Jubanit. Lajm është dhënë përmes rrjeteve sociale nga gazetari Rifat Ymeri, i cili ka bashkëpunuar për një kohë të gjatë me Jubanin.
Nazmi Jubani ishte një nga pronarët e TV Kopliku, i vetmi i Malësisë së Madhe dhe ndër më të konsoliduarit në Qarkun e Shkodrës. Për këtë media Jubani shpenzoi shumë perkushtim, energji por edhe burime financiare nga vetja.
Para pak viteve u detyrua të ndahej nga pasioni i tij duke iu dedikuar një tjetër bisnesi familjar. Nazmi Jubani ka lënë gjurmë jo vetëm tek TV Kopliku por tek të gjithë malësorët që e njohën, bashkëpunuan, deshën e respektuan.
Tek Nazmi Jubani ishin plazmuar shumë vlera e virtyte të cilat ia kanë vlerësuar e do të vijojnë t’ja kujtojnë të gjithë ata që e njohën e punuan me të. Për rreth dy javë Jubani u përball me Covid-19, dule mos mundur të fitonte betejën.
ShkodraWeb i shpreh ngushëllime familjarëve, miqve e të njohurve të Nazmi Jubanit. Pushofsh në paqe mik i mediave e gazetarëve!