“E treta e verteta…”, Rudina Dembacaj flet pa dorashka për vjehrrat në jetën e saj: Jam ëndrra e një vjehrre…

Edhe një herë tjetër, Rudina Dembacaj ka folur pa doreza për jetën e saj personale. E ftuar në emisionin “E Diell” aktorja ka treguar për marrëdhënien me dy ish-vjehrrat dhe atë aktuale. Moderatori, Ed Manushi e pyeti nëse do të jetonte me vjehrrën dhe Rudina tha se “ajo është ëndrra e çdo vjehrre dhe shumë serioze”.


“Jam fiks personi o duhur për këtë temë sepse unë jam në vjehrrën e tretë tani. Kam qenë dhe jam ëndërr e një vjehrre. Jam një nuse shumë e mirë seriozisht”, tha aktorja.

Më pas ajo përshkroi nënat e dy ish-partnerëve të saj, Eduart Grishajt dhe Aleksit.

Edi Manushi: Një epitet për vjehrrën e parë?

Rudina Dembacaj: Vjehrra e parë ishte shumë diellore.

Edi Manushi: E dyta?

Rudina Dembacaj: E dyta ishte tamam intelektuale.

Ndërsa e treta e vërtet, nëna e Mark Frrokut. Për të ajo thotë se i ngjan shumë me gjyshen e saj.

Rudina Dembacaj: E treta është jetë, është shpirt njësoj sikur ishte gjyshja ime.

Edi Manushi: E katra?

Rudina Dembacaj: Eh, mos u ngatërro o Manush”.