Një baba është burgosur për më shumë se 41 vjet për vrasjen e djalit të tij nëntëvjeçar me një “proces brutal torture” që zgjati disa muaj, perfshire edhe djegien e te birit me cigare.
Graham Stuart Dillon pranoi fajin vitin e kaluar për vrasjen e djalit të tij Bradyn në vitin 2016.
Dillon u paraqit në Gjykatën Supreme të ACT sot dhe trupi gjykues vendosi burg me 36 vjet për vrasje dhe pesë vjet të tjera për lendime te rënda trupore, duke përfshirë edhe mbytjen dhe kërcënimin për të vrarë.
Bradyn vdiq nga lëndime të rënda të trurit në vitin 2016, pasi u përplas në mënyrë të përsëritur në kokë.
Vdekja e nëntëvjeçarit nuk ishte rezultat i një sulmi, por sulmet e përsëritura gjatë një periudhe qe zgjati me muaj, raportoi Nine News.
Djali ishte djegur me cigare, perplasur pertoke neper dhome dhe torturuar nga babai i tij.
Babai i tij e justoifikoi veprimin, duke thene se e kishte ndershkuar per sjelle te keqe, pasi thoshte genjeshtra dhe hante lepirese pa marre me pare leje.
Dillon i dha goditjen përfundimtare të djalit të tij më 15 shkurt 2016, kur ai goditi dhe e goditi djalin derisa ai nuk ishte i vetëdijshëm. Bradyn u plagos rëndë në këtë sulm dhe vdiq nga gjakderdhja në tru.