Drejtoria Vendore e Policise Elbasan njofton: Më datë 22.11.2017 salla operative Elbasan është njoftuar nga familjarët se në fshatin Dëshiran Belsh në kasollen e bagëtive kanë gjetur të vetëvarur me litar shtetasin e mitur E. E., 12 vjeç.
Shërbimet e policisë shkuan menjëherë në vendngjarje dhe nga veprimet e para hetimore në trupin e 12 vjeçarit nuk kanë konstatuar dëmtime apo shenja dhune. Policia vijon hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.