
Superliga shqiptare e ketij sezoni po vuan per nje golashenues tipik. Fakti qe shenuesi me i mire aktualisht ka shenuar vetem 10 gola, eshte treguesi me i qarte per kete gje.
Sportekspres.com ka bere nje studim te kesaj situate dhe ka evidentuar shifrat e sulmuesit te Vllaznise, brazilianit Junior i cili duket se po bind me paraqitjet e tij dhe mbase mund te jete nje sugjerim i mire per te gjitha skuadrat e sezonit te ardhshem.
Vllaznia padyshim qe nuk do te heqe dore kollaj prej tij dhe drejtuesit kuqeblu me siguri qe do te tentojne ta bindin per te firmosur nje kontrate te re. Vlerat e ketij lojtari tashme njihen prej te gjitheve.
Kur erdhi në Shqipëri, pati shumë pikëpyetje rreth tij. Në Ukrainë në tre sezone nuk kishte shënuar asnjë gol, ndërkohë që edhe ishte aktivizuar pak. Shkodrani te Vllaznia gjeti veten dhe në 22 ndeshje Zhunior ia ka dalë të shënojë 11 gola. Pothuajse të gjithë gola me peshë.
Katër prej golave kanë qenë të vetmit për Vllazninë, që ka fituar, ndërkohë që në takimin e parë me Korabin ka realizuar të dytin dhe me vlerën e tre pikëve. Tre takime të fituara pastër nga kuqeblutë janë hapur nga sulmuesi 24-vjeçar dhe vetëm në një takim goli i tij ka qenë sa për statistika. Ndaj Vorës, në fitoren 0-6 të Vllaznisë ai realizoi të katërtin. Sikurse edhe shikohet nga shifrat, Zhunior është nga ata që i ka golat e rëndë dhe çdo skuadër do e donte një lojtar të tillë.
Keto shifra padyshim qe jane nje tregues i mire i asaj se çfare di te beje ky lojtar. Por, kuptohet se kampionati i kategorise se pare nuk eshte i te njejtes cilesi me ate te Superliges por gjithsesi Junior ka treguar se ka aftesite e duhura per te qene nje “sulmues race”.