Ish- kryetarja e Qarkut Shkodër dhe nënkryetarja e PD-së Shkodër Greta Bardeli Gjoni, ka reaguar pas ngjarjes në afërsi të sheshit “Prek Cali” në qytetin më të madh verior. Me një postim në faqen e vet në Facebook, jo shpreh shqetësimin e saj për situatën në Shkodër duke bërë edhe një lutje, “E shqetësuar për situatën e rendit dhe sigurisë publike. Zot mbro Shkodrën dhe shkodranët e mirë të këtij qyteti!“, shkruan nënkryetarja e PD- së Shkodër.
Ngjarja e sotme, në mes të ditës dhe në një zonë relativisht me qarkullim të dendur, tregon se situata e rendit në Shkodëe nuk është aspak e qendrueshme. /ShkodraWeb Media/