Oficeri i policisë, Arnaud Beltrame, i cili ofroi veten e tij si peng gjatë pengmarrjes së djeshme në Francë në Tebes, ka ndërruar jetë. 45 vjeçari u vetofruar si peng për të liruar një civil. Polici ndihmoi që t’i jepej fund pengmarrjes, në të cilën humbën jetën 3 persona, por mbeti i plagosur gjatë një tentative për të neutralizuar autorin e pengmarrjes, 25- vjeçarin Redouane Lakdim, i cili ishte anëtar i organizatës terroriste të ISIS, e që ekzekutua nga policia.
Oficeri është dërguar menjëherë për ndihmë mjekësore por për shkak të plagëve të marra nuk mundi të mbijetonte. Vdekjen e oficerit të policisë e ka njoftuar në Twitter ministri i Brendshëm francez, Gerard Collombo, i cilli ka shtuar se 45 vjeçari vdiqi për vendi e tij dhe Franca nuk do ta harrojë kurrë heroizmin, trimërinë dhe sakrificën e tij.
Për ndarjen nga jeta të oficeri Arnaud Beltrame ka reaguar edhe Presidenti Francez, Emmanuel Marcon, i cili ka deklauar se 45- vjeçari ra si hero duke treguar një kurajo të madhe.
Gjatë pengmarrjes së djeshme në Francë, humbën jetën 3 persona, ndërkohë që u plagosën 16 të tjerë, dy prej tyre rëndë. Pengmarrësi 25 vjeçar, mësohet se kishte kërkuar lirimin e Salah Abdeslam, i cili konsiderohet si truri i sulmit terrorist të 13 nëntorit të 2015 në Paris, ku humbën jetën 130 persona.