Të gjithë zgjedhin të mbajnë si kafshë shtëpiake një qen, një mace, një papagall, një breshkë, ndërsa një çift nga Rusia kanë preferuar një puma. Mariya dhe Alexander kanë adoptuar një pumë dhe tashmë jetojnë me të në shtëpi.
Ata thonë se ranë në dashuri me pumën e vogël që quhet Messi kur e panë në një kopsht zoologjik, në vitin 2016 shkruan Daily Mail. Puma sot është 2 vjeç e gjysmë sillet tamam si një mace dhe luan me ta.
Çifti ka dhe një mace tjetër, e cila nuk e honeps dot pumën, kështu që Messit nuk i lejohet që të luajë me të. Mariya dhe Alexander nuk rekomandojnë kafshë të tilla në shtëpi, pasi është shumë e rrezikshme. Ata thonë se janë me fat që puma e tyre është shumë e qetë dhe e dashur.