Flora nuk u dorëzua kurrë dhe asnjëherë nuk e humbi shpresën. Kishte pritur një jetë të tërë dhe duket se tashmë mori atë që kërkonte çdo ditë që merrte frymë. Një nënë shqiptare, me origjinë nga Kosova ka lindur ditën e djeshme në Gjermani një djalë të shëndetshëm, në moshën 58-vjeçare.
Spitali i Leverkusen raportoi:
“Është një djalë i shëndetshëm, 3360 gramë në peshë dhe 53 centimetra në madhësi” Gjinekologia që ka asistuar në lindjen e Florës, ka thënë se në dhjetë vitet e saj në spitalin në Leverkusen, ajo kurrë nuk kishte përjetuar një lindje të tillë.
Djali mban emrin Florian, ndërsa Flora u shpreh:
“Floriani është kaq e bukur. Ai ka sytë dhe hundën time. Ai është një dhuratë, një mrekulli e vërtetë”
I lumtur dhe krenar është shprehur edhe babai i të porsalindurit, Sejdi, 72-vjeç, i cili ka thënë se plot 24 vite kishte dashur një fëmijë.