
Estonia është e vendosur të ofrojë një transport publik falas për banorët e saj në pjesën më të madhe të vendit. Skema e lirë falas do të ofrohet nga data 1 korrik.
Vendi është tashmë një lider botëror sa i përket transportit të lirë publik, pasi çmimet për autobusët, trenat dhe tramvajet u hoqën në vitin 2013 në kryeqytetin estonian Talin.
Tallinn ishte kryeqyteti i parë europian që i ofroi banorëve të tij një transport publik falas.
Qëllimi i kësaj nisme është zvogëlimi i ndotjes nga makinat dhe trafiku i rënduar. Në vend të përdorimit të makinave personale, banorët do të nxitet ti kthehen tramvajeve dhe autobusëve publik.
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!