E RRALLE/ Kryetari socialist i Kuvendit komplimenton deputetin demokrat te Shkodres

Deputeti i PD Bardh Spahia mori komplimentat e kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi sot në seancën plenare, pasi ai i fundit foli lidhur me rendin e ditës, për aktin normativ të buxhetit të shtetit.
“Sipas rregullave cdo diskutant duhet të flasë për thelbin e çështjes dhe zoti Spahia që jeni një model, u pa të flasë për thelbin e çështjes, pra për aktin normativ. Le të shërbejë si model për çdo diskutant”.