Quhet Maria de la Luz dhe është 70-vjeçe. Por nëse pretendimet e saj janë të vërteta, atëherë ajo do të bëhej nëna më e vjetër në botë. Gruaja u ka thënë gazetarëve se pret një vajzë, teksa u ka treguar atyre “EKO” me ultratinguj.
Ajo pretenton se eshte 6 muajshe shtatzënë duke pritur fëmijën e saj të tetë, por kjo ende nuk është konfirmuar. Maria de la Luz nga Meksika, është 4 vite më e vjetër se Maria del Carmen Bousada de Lara, e cila aktualisht është nëna më e vjetër pasi lindi në moshën 66 vjeçare.