ShkodraWeb Media

E Vërteta të bën të lirë!

E RËNDË/ U përplas me makinën e tij me një mjet të ndaluar, ndërron jetë në spital 28- vjeçari…

Një i ri ka humbur betejën për jetën, teksa 6 ditë më parë- në drejtim të makinës së tij, u përplas me një automjet të parkuar në anë të rrugës. 28- vjeçari Erjon Larti, u dërgua me urgjencë në spital si pasojë e lëndimeve të marra në aksidentin e 23 dhjetorit 2018. Ndërsa sot, u mësua se ai nuk ia doli dhe ndërroi jetë në spital.

Nga dita e aksidentit tragjik në aksin Korçë- Maliq, 28- vjeçari ishte nën kujdesin e mjekëve, të cilët me gjithë përpjekjet, nuk e mbajtën dot në jetë. Larti mori dëmtime të shumta fizike në trup, të cilat pas rreth 5 ditëve, i ndërprenë jetën në një moshë shumë të re.

Loading...
Copyright ShkodraWeb Media © 2019 All rights reserved. | Politika e Privatësisë nga ShkodraWeb Media.