E RËNDË – Tjetër ngjarje tragjike në Spitalin Infektiv, një 60 vjeçar hidhet nga kati i dytë dhe ndërron jetë

Një tjetër incident ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në spitalin Shefqet Ndroqi.


Një 60-vjeçar me iniciale Leonard Skabona, nga Rrësheni, është hedhur nga kati i dytë i spitalit e për pasojë ka ndërruar jetë.

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 30.11.2020, rreth orës 00:30, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një spitali shtetasi L.S.,60 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


ShkodraWeb Channel