E RËNDË/ Të shtëna rreth mesnate, halla me nipin përfundojnë në spital- ndërron jetë gruaja (emrat)

Ka nderruar pa shenja jete ne spital Shpresa Baka, e cila u qe.llua me ar.me mbremjen e të shtunës ne Fushe-Kruje. Hallë e nip u që.lluan me ar.më zjarri para banesës së tyre në fshatin Nikël të Fushë-Krujës. Dy të pl.agosurit janë identifikuar si Mariglen Haka, 27 vjeç dhe Shpresa Baka. Ata janë dërguar në Spitalin e Traumës, ku gruaja nuk ia ka dalë ndërsa i riu ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Policia ka nisur hetimet për ngjarjen dhe është vënë në kërkim të autorëve.


Njftimi i plote i policise:

Krujë

Informacion paraprak

Më datë 21.09.2019, rreth orës 23:50, jemi njoftuar se në fshatin Zezë, Krujë janë pl.agosur me armë zjarri shtetasit M.H., dhe Sh.B., Shtetësja Sh.B., ka ndërruar jetë ndërsa shtetasi M.H., ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorëve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Për të afishuar reklamën apo njoftimin tuaj në ShkodraWeb Media mund të kontaktoni duke klikuar ShkodraWeb Media dhe menjëherë do të kontaktoheni nga stafi. ShkodraWeb Media ju mirëpret!