E RËNDË – Rrëshqet nga mali masivi shkembor, humb jetën baresha 52 vjeçare

Një ngjarje e rëndë është konsumuar pasditen e sotme në Livadhja të Sarandës. Rrëshqitja e gurëve nga një shpat mali, duket se ka rezultuar fatale për një grua, e cila kishte dalë të kulloste bagëtitë. Sipas informacionit zyrtar të policisë, gruaja 52 vjeçare ka ndërruar jetë menjëherë.


Njoftimi paraprak i policisë:

Rreth orës 15:15, në fshatin Zmines, Livadhja, si pasojë e shkëputjes së një masivi shkëmbor, ka gjetur vd.ekjen në mënyrë aksidentale shtetësja S.F., 52 vjeçe, e cila ka qenë duke kullotur bagëtitë.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme proceduriale.