Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Vorë, ku për pasojë ka humbur jetën një person. Sipas “News24”, në aksident janë përfshirë tre automjete.
Për momentin nuk dihet ende shkaku i aksidentit, ndërsa policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes.