Raportohet se rreth orës 22:00, në aksin rrugor Tiranë- Elbasan, në afërsi të qendrës tregtare TEG, janë përplasur dy automjete.
Si pasojë e përplasjes nga dëmtimet e marra, ka ndërruar jetë në spital shtetasi; K. V.,17 vjeç, ndërkohë për ndihmë mjekësore kanë shkuar dhe tre shtetas të tjerë pa probleme për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit.