
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Spitalin Infektiv në QSUT.
Panorama mëson se një prej pacientëve të infektuar me koronavirus, i cili ishte i shtruar në spitalin Covid 1, është vetë hedhur nga kati i tretë i spitalit. Nuk ka ende një informacion zyrtar për ngjarjen, ndërsa mësohet se 69 vjeçari është nën kujdesin e mjekëve.
Fatkeqësisht, ky nuk është rasti i parë kur pacientët me Covid, ndërmarri këtë akt esktrem. Mësohet se ai prej disa ditësh ishte i shtruar në këtë spital.
Deri tani janë 3 pacientë që kanë humbur jetën pasi janë hedhur nga ballkoni i spitalit “Shefqet Ndroqi”.
Tiranë/informacion paraprak.
Më datë 10.11.2020, rreth orës 12:30, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një spitali shtetasi R.B., 69 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.