E rëndë në Tiranë, 37- vjeçari hidhet nga lartësia e pallatit ku banonte dhe humb jetën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në kryeqytet pasditen e sotme. Një 37-vjeçar ka humbur jetën pasi është hedhur nga një pallat. Sipas informacioneve zyrtare, ngjarja ka ndodhur tek ish-Fusha e Avacionit, ku 37-vjeçari me iniciale D.K., dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e pallatit ku banonte e për pasojë ka ndërruar jetë.


Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

ShkodraWeb Channel