E rëndë në Itali, 37 vjeçari shqiptar përplaset me mjetin e tij me një pemë duke dalë nga rruga, humb jetën duke…

Një shtetas shqiptar 37-vjeçar ka gjetur vdekjen në një aksident rrugor në Itali, mbrëmjen e 30 korrikut, në zonën e Casatimsa (Pavia).

Mësohet se shqiptari humbi kontrollin e makinës pasi doli nga rruga dhe u përplas me një pemë, raportojnë mediat italiane.


37-vjeçari, për t’i shpëtuar përplasjes, është hedhur nga makina në ecje, por kjo rezultoi fatale për të.

Ambulanca shkoi menjëherë në vendngjarje por fatkeqësisht mjekët nuk mundën ta shpëtonin. Policia ka nisur hetimet mbi ngjarjen.

Mësohet se shqiptari ndodhej i vetëm në makinë. Emri i tij nuk eshte bere me dije nga mediat italiane.