E RËNDË – Ndërron jetë në Spitalin Infektiv 28- vjeçarja, ishte 5 muajshe shtatzënë…

Një ngjarje e rëndë raportohet nga Spitali Infektiv ku një 28-vjeçare, e cila ishte shtatzënë, ka ndërruar jetë nga Covid-19.


Mësohet se e ndjera, Emanuela Dalipi, ishte shtruar prej tre ditësh në Shërbimin Intensiv të Infektivit.

E reja ishte në muajin e pestë të shtatzanisë dhe kishte përfunduar në Spital pas përkeqësimit të gjendjes nga Covid-19.

Ndërkohë që mjekët kishin ndërhyrë për t’i hequr fëmijën gruaja kishte pësuar hemorragji duke humbur jetën.

ShkodraWeb Channel

ShkodraWeb Channel