E RËNDË – Makina me kokë poshtë, aksidenti që i mori jetën shqiptarit në Greqi…

Një shqiptar ka ndërruar jetë në zonën e Imathias. 41-vjeçari shqiptar, identiteti i të cilit nuk është bërë me dije nga mediat greke, ka humbur jetën gjatë një aksidenti automobilistik.

Aksidenti ndodhi në kilometrin e 8-të të rrugës Alexandria – Giannitsa, kur makina me të cilën po udhëtonte shqiptari doli nga rruga dhe u përmbys, duke i kushtuar jetën.


“Thestival” ka publikuar edhe pamje nga momenti i aksidentit, por nuk bën me dije identitetin e shqiptarit. Ndërkohë që autoritetet kanë nisur nga puna për të zbardhur shkakun e aksidentit që rezuloi fatal për 41-vjeçarin.

© ShkodraWeb.com

ShkodraWeb Channel