Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Kukës, ku sipas për pasojë ka humbur jetën një person dhe janë dëmtuar dy të tjerë. Ngjarja ka ndodhur në aksin Kukës-Morinë, ku shtetasi me inicialet P.M. duke drejtuar mjetin tip ‘Opel”, ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga.
Për pasojë drejtuesi i mjetit humbi jetën, ndërsa dy personat e lënduar u dërguan në spitalin e Traumës në Tiranë, për mjekim më të specializuar.
Njoftimi i policisë:
Më datë 18.06.2019, në aksin rrugor Kukës-Morin, shtetasi P.M., banues në Fushë-Krujë, duke drejtuar mjetin tip “Opel, ka humbur kontrollin e mjetit, ku për pasojë ka dalë nga rruga. Për pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit shtetasi P.M., si dhe janë plagosur rëndë dy pasagjerët, shtetasit H.D., dhe E.H., të dy banues në Fushë-Krujë.
Të plagosurit pasi kanë marrë mjekim në spitalin e Kukësit, po dërgohen për mjekim më të specializuar në spitalin e Tiranës.Grupi hetimor dhe Policia Rrugore e autostradës, po punojnë për shkaqet e aksidentit dhe dokumentimin e ngjarjes