E RËNDË – Makina del nga rruga dhe bie në lum, zjarrëfikësit më shumë se 30 minuta për të nxjerrë trupin e pajetë

Një aksident i rëndë është rregjistruar në mesnatë në aksin e rrugës kombëtare, Elbasan-Peqin. Një autoveturë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar jashtë saj duke u rrokullisur disa metra.


Për pak momente automjeti nuk ka përfunduar në rrjedhën e lumit Shkumbin, pasi ka ngecuar midis akacieve, por më pas ka rënë në ujë. Si rezultat i aksidentit automjeti është shkatërruar, ndërsa drejtuesi e ka pasur të pamundur të dilte prej tij duke u mb.y.tur në lumë.

Shërbimit zjarrfikës i është dashur të punojnë rreth 30 minuta në thellësinë e rrjedhēs së Shkumbinit për nxjerrjen e trupit të pajetë të drejtuesit të automjetit. Zjarrfikësit kanë sharruar pjesë të ndryshme të automjetit për të nxjerrë viktimën jashtë.

Ndërkaq policia po heton rrethanat dhe shkaqet e këtij aksidenti të rëndë, paraprakisht raportohet se në automjet mendohet se ka qenë vetëm drejtuesi i cili ka humbur jetën.

NJOFTIMI

Mbështet Shkodraweb Media në misionin e vet! FALEMINDERIT!

Mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Elbasan – Peqin, në fshatin Murras, shtetasi  S.S., 35 vjeç,  banues në Elbasan, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka dal nga rruga dhe  ka rënë në lumin Shkumbin, për pasojë ka ndëruar jetë  drejtuesi i mjetit.

Shërbimet e Policisë dhe të Zjarrfikses  bënë të mundur nxjerrjen e mjetit  nga lumi ku brenda tij u gjet i pa jetë drejtuesi i mjetit shtetasi S.S.

Vijon puna për zbardhjen e plotë të shkakut të aksidentit.


REKLAMAT NË KËTË FAQE, JANË I VETMI BURIM PËR TË GARANTUAR PAVARËSINË, PAANËSINË DHE PROFESIONALIZMIN E KËSAJ MEDIA. NËSE KENI MIRËSINË NË KËTO REKLAMA, JU NA JEPNI NJË MBËSHTETJE TË ÇMUAR! FALEMINDERIT!