Një kalimtar i moshuar ka humbur jetën mbrëmjen e sotme pasi është përplasur nga një automjet. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Sukth-Maminas në afërsi të Durrësit. Viktima është 73 vjeç, identiteti i të cilit nuk është bërë ende i ditur. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes për të zbardhur ngjarjen.
Njoftimi i policisë lokale:
Më datë 25.11.2019, ora 18:11, në rrugën dytësore Sukth-Maminas, mjeti tip “Benz” , me drejtues shtetasin E.N.,47 vjeç, ka aksidentuar një këmbësor, shtetasin B.P.,73 vjeç, banues në Goxhas, i cili ka ndërruar jetë
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambjentet e policisë për veprime të mëtejshme.