Policia e Shkodrës ka njoftuar se një i moshuar ka humbur jetën. Bëhet fjalë për një 76- vjeçar nga fshati Brigje i Hotit në M.Madhe. Sipas informacionit zyrtar, i moshuari është gjetur pa shenja jete, duke mos saktësuar vendin e saktë ku i ka ardhur fundi. Po ashtu, policia vlerëson se personi ka gjetur vdekjen për shkaqe natyrale. Megjithatë, siç ndodh në këto raste, fjalën e fundit do të thotë prokuroria, ku policia ka referuar materialet.
“Më datë 18.11.2018, në fshatin Brigje, është gjetur pa shenja jete, shtetasi P. D., vjeç 76. Nga veprimet e kryera, rezultoi se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër.”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shkodrës.