Një burrë ne Pensilvani i dha fund jetës duke hedhur në erë shtëpinë, ditën e dasmës së vajzës së tij. Trupi i tij u gjet nën rrënoja, ndërsa sipas së bijës, kishte kohë që ai kishte disa probleme.
Në momentin e eksplozionit të shtëpisë, jashtë ndodheshin shumë anëtarë e të afërm të familjes së viktimës, të cilët thonë se e panë atë tek shkallët e banesës, pak sekonda para shpërthimit.
Vajza e tij është ende në gjendje shoku, pas ngjarjes së rëndë.