Durrës/Informacion paraprak
Më datë 26.08.2020, rreth orës 18:00, në Rrushkull, Durrës, shtetasi Dh.B., 44 vjeç dhe shtetësja e mítùr M.B., 9 vjeçe, (baba dhe vajzë), dyshohet se janë futur duke u larë në det, e për pasojë ka ndërruar jetë shtetasi Dh.B., ndërsa shtetësja M.B., ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë, ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Në lidhje me informacionin e mësipërm ku humbi jetën duke u larë në det shtetasi Dh.B.,44 vjeç, ju bëjmë me dije se ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Durrës edhe shtetësja e mítùr M.B., 9 vjeçe.