
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi mbrëmjen e djeshme, në ambientet e Shtëpisë Mbështetëse “Mimoza”, shtetasja L. B., 64 vjeçe, ka humbur jetën, dyshohet për shkak të arrestit kardiak.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.




