E RËNDË – Humb jetën në moshën 33 vjeçare ish- futbollisti i Juventus….

Një ngjarje e rëndë ka tronditur botën e futbollit në Itali. Ish-futbollisti i të rinjve të Juventusit, Xhuzepe Rizza, ka ndërruar jetën në moshën 33-vjeçare, pas një hemóragjie cerebrale në tru.

Futbollisti ishte shtruar në spital para disa javësh. Ai kishte dalë nga koma më 22 qershor dhe gjendja e tij dukej se ishte përmirësuar. Por në orët e fundit pati një përkeqësim të papritur të gjendjes së tij shëndetësore ku më pas erdhi dhe humbja e jetës.


Shumë njerëz të botës së sportit janë prekur nga ky lajm i dhimbshëm, teksa kanë shprehur ngushëllimet e tyre në rrjetet sociale. Nuk mungojnë as 2 juventinët Kielini dhe Bufon.

Rizza ka qenë shok skuadre te moshat e Juves, me lojtarë si Markizio, Krishito dhe Xhovinko. Për sa i përket karrierës së tij si futbollit, ai vitet e fundit aktivizohej në ligat e ulta italiane.

 ABCOM ║ VODAFONE