E RËNDË/ Humb jetën 65 vjeçarja, e përplasi një furgon që drejtohej nga një 21 vjeçar…

Një 65-vjeçare ka humbur jetën pasditen e sotme në Fushë-Krujë, si pasojë e një aksidenti. Sipas policisë aksidenti ndodhi në aksin Fushë-Krujë-Thumaë, ku 65-vjeçraja me inicialet S.B, këmbësore, është përplasur për vdekje nga një furgon. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici, ndërsa po hetohet për zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi i plotë i policisë:

Krujë/Informacion Paraprak

Në aksin rrugor Fushë Krujë-Thumanë, mjeti tip furgon, me drejtues shtetasin I.M., 21 vjeç ,ka aksidentuar këmbësoren, shtetasen S.B., 65 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme.


Për t’u bërë pjesë e grupit të "ShkodraWeb Media" mjafton të klikoni JOIN GROUP dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHKODRAWEB MEDIA ONLINE: https://www.facebook.com/groups/shkodrawebportal