E RËNDË – Humb betejën me Covid- 19 piktori 30 vjeçar, babai i tij jep lajmin e hidhur në rrjetet sociale

Piktori shqiptar, Kristi Baba, ka humbur betejën me virusin Covid-19 ditën e sotme, duke ndërruar jeë tragjikisht në moshën 30-vjeçare. Lajmin për ndarjen nga jeta të tij e ka dhënë vetë i ati, Ernest Baba, përmes një postimi në facebook.

Teksa njofton vdekjen e të birit, Ernest Baba, njofton miqtë e tij përmes një mesazhi prekës se ku do të zhvillohen homazhet dhe ceremonia mortore për të birin.


“Me hidhërim të thellë dhe dhimbje të madhe ju njoftojmë se djali ynë i vetëm Kristi Baba, piktor, u nda nga jeta ne moshën 30 vjeçare në lulen e rinisë duke mos e fituar betejën me Covidin.

Ti për ne ishe jeta dielli ishe ajri, ishe drita e shtepisë. Tu shuan gjithë ënndrrat e tua dhe përkushtimi që kishe për artin dhe po përgatiteshe për ekspozitë në nëntor që nuk ja arrite.

Gjithë ëndrrat tua u prenë në mes. Biri ynë pushofsh në paqe! Qoftë i parajsës! Dritë i pastë shpirti! Ceremonia mortore do të zhvillohet nesër më dt.15.10.2021 nga ora 10 deri 12 në hollin e “Hotel Internacional”, shkruan ai.