E RËNDË – Gruaja humb drejtimin e makinës dhe bie në lumë, humb jetën nëna me fëmijën e saj të mitur…

Një tragjedi e vërtetë ka ndodhur në Berat, ku një nënë ka humbur jetën bashkë me fëmijën e saj, 6 vjeç. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme, kur makina që drejtohej nga gruaja me inicialet K. Xh., ka rënë në lumin Osum.

Ndërhyrja e qytetarëve ka qenë e shpejtë, më pas kanë mbërritur dhe zjarrfikësit dhe policia. Si fëmija dhe nëna janë nxjerrë të gjallë nga makina, por kanë humbur jetën sapo kanë mbërritur në spital.


Policia e Beratit/Informacion paraprak

Rreth orës 14:00, në rrugën urbane “Antipatrea”, pranë vendit të quajtur “Ura e re”, shtetasja K. Xh., duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka humbur kontrollin dhe ka rënë në lumë.

Për pasojë kanë humbur jetën drejtuesja e mjetit dhe fëmija i saj rreth 6 vjeç.

Grupi hetimor në vendngjarje po kryen veprimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.