
Një grabitje ka ndodhur pak më parë në zonën e Yzberishtit në Tiranë, në ambientet e një marketi.
Një person i maskuar dhe i armatosur me thikë ka kërcënuar kasieren, ka marrë paratë nga kasa dhe më pas është larguar nga vendngjarja. Kasierja është dëmtuar në dorë nga mjeti prerës.
Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit, ndërsa qytetarët këshillohen të tregojnë kujdes dhe të raportojnë çdo informacion që mund të ndihmojë në zbardhjen e ngjarjes.




