
Një shtetas 47- vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur. Lajmi konfirmohet nga policia, e cila thekson se ai është gjetur i vetëvarur në depon e veglave të punës.
“Më datë 20.03.2018, në fshatin Zejmen, në depon e veglave të punës, është gjetur i vetëvarur shtetasi M.K vjeç 47. Nga veprimet e kryera rezulton se kufoma, nuk ka dëmtime të jashtme. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor, për vlerësim.”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë së Lezhës.
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!