
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, njoftim mbi faktin, pasi dje, në lagjen “Naim Gjylbegu”, në banesën e tij, ku jetonte i vetëm, është gjetur i pajetë shtetasi A. K., 59 vjeç. Nga veprimet hetimore të deritanishme dyshohet se vdekja ka qenë natyrale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.




