EMRAT – Gjenden të pajeta në banesën e tyre, nënë e bijë zgjodhën fundin fatal, vajza tjetër rëndë në spital

Një ngjarje rëndë raportohet të ketë ndodhur sot në kryeqytet. Bëhet me dije se nënë e bijë janë gjetur të pajeta brenda banesës së tyre. Ato janë të moshës 56 dhe 30 vjeç, Zhaneta Josifi dhe Anisa Josifi. Mësohet se në gjendje të rëndë në spital, është edhe vajza tjetër e kësaj familjeje, e moshës rreth 34 vjeç, Blerta Josifi. Familja me origjinë nga Permeti, kishte humbur kryefamiljarin.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur mbrapa ish-mapos në Kombinat, afër shkollës “Myslim Keta” Nga të dhënat paraprake dyshohet që nenë e bijë të jenë vetëflijúar.


Dýshohet se nënë e bijë ishin besimtare të një sekti fetar dhe duket se e kanë ndërmarrë aktin e rëndë të vetëflijimit pasi besonin tek ringjallja dhe një jetë më e mirë.

Dýshohet se vajza ka ndërruar jetë ditë më parë por mbahej ne banesë, ndërsa nëna e saj i ka dhënë fund jetës sot.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 02.07.2020,  shtetasi S.F, ka njoftuar në Komisariatin e Policisë nr 6 se  në rrugën “Hamdi Cenoimeri”, motra e tij nuk i përgjigjej në telefon dhe nuk i hapte derën e banesës.

Në banesë  kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses  dhe pasi kanê hapur derën, kanë gjetur pa shenja jete shtetasen ZH.J., 56 vjeçe dhe vajzën e saj A.J., 30 vjeçe, ndërsa vajza tjetër B.J, rreth 34 vjeçe, është dërguar në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore. Paraprakisht nga veprimet e para hetimore dyshohet se janë vetëflijuar.

Grupi hetimor  i përbërë dhe nga dy ekspertë të mjekësisë ligjore ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 ABCOM ║ VODAFONE