Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Astir, pasi një apartament është përfshirë nga flakët. Si pasojë e zjarrit, një grua, identiteti i të cilës ende nuk bëhet i ditur, është hedhur nga lartësia e apartamentit për t’u shpëtuar flakëve, por ka mbetur e plagosur rëndë e më pas ka ndërruar jetë në spital.
Nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit.
“Rreth orës 05:55, në Astir, ka rënë zjarr në katin e 3-të një pallati. Dyshohet se në pamundësi për të dalë jashtë gjatë kohës së zjarrit janë hedhur nga lartësia( dritarja) shtetasja Hava Osmenaj, rreth 62 vjeçe dhe djali i saj Klodian Osmenaj, 36 vjeç.
Si pasojë ka ndërruar jetë shtetasja Hava Osmenaj, ndërsa shtetasi Klodian Osmenaj, ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.”, njofton policia.