Një aksident në puna ka ndodhur në zonën e Tropojës. Burimet zyrtare bëjnë me dije se një 49-vjeçar humbi jetën në fshatin Çerem të Tropojës.
Flamur Alla, 45 vjeç nga Elbasani, fadromist i firmës së ndërtimit, ka qenë duke punuar në brendësi të tunelit të Çeremit dhe ka goditur aksidentalisht punonjësin tjetër, A. Ll, 49 vjeç nga Elbasani, i cili ka humbur jetën.
Materialet u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprime të mëtejshme.