VIDEO – Ekzekutohet në Reç të Malësisë së Madhe në prani të bashkëshortes 60 vjeçari, qëllohet me kallash…

Ekzekutohet me armë zjarri në Malësi të Madhe 60 vjeçari Sokol Çelaj. Atentati i është bërë teksa ka qenë duke lëvizur me makinën e tij, bashkë me bashkëshorten.

Autori i ka dalë para makinës, dhe ka qëlluar 5-6 here me armë zjarri kallashnikov në drejtim te mjetit tip Benz foristrade me targa angleze. Sokol Çela po udhetonte me mjetin e tij ne drejtim te baneses rreth 50 m larg vendit ku ka ndodhur ngjarja. Së bashku me viktimën në makinë ishte edhe bashkeshortja e tij e cila fatmirësisht u ka shpëtuar plumbave.


Në dëshmine e saj në polici bashkëshortja ka deklaruar se një person u ka dalë para me kallashnikov dhe ka qëlluar ne drejtim të tyre. Bashkëshortja nuk ka arritur ta identifikoje se kush ka qenë autori per shkak të errësirës.

Pasi është transportuar në spitalin e Shkodrës Sokol Çelaj ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra. Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Njoftimi i policisë:

Më datë 26.08.2021, rreth orës 22:50, në fshatin Reç, Malësi e Madhe, në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri shtetasi S. Ç. i cili ka qenë duke lëvizur me automjetin e tij. Shtetasi S.Ç, pasi është transportuar në spitalin e Shkodrês ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.