Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot zonën e Mallakastrës ku një grua, Drita Saliu, është gjetur e pajetë në fshatin Gjerbës. Edhe pse e zhdukur prej dy ditësh, vetëm sot të afërmi kanë denoncuar mungesën e saj, duke qenë se gruaja jetonte e vetme.
Sipas të dhënave të para, kanë qenë tre persona që kanë shkuar në banesën e saj, sipas gjasave, për ta grabitur, por duke qenë se gruaja ka bërë rezistencë, hajdutët e kanë lidhur me litar. Dyshohet gjithashtu që gruaja mund t’i ketë njohur grabitësit.
Ende nuk dihen kronologjia e ngjarjes, por ajo që dihet është se gruaja është gjetur sot e pajetë pranë rezervuarit të fshatit. Tre persona janë shoqëruar në polici dhe pritet dëshmia e tyre për të zbardhur të dhëna të tjera për ngjarjen e rëndë. Bashkëshorti i gruas jetonte në emigracion.
NJOFTIMI I POLICISË
Policia zbardh në kohë rekord ngjarjen e ndodhur në datë 05.01.2020 në fshatin Gjerbës. Arrestohen 3 shtetas të dyshuar si autorë të vr.asjes së 50 vjeçares
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në Komisariatin e Policisë Mallakastër janë paraqitur familjarët e shtetases D. S, 50 vjeçe, të cilët denoncojnë largimin nga banesa të 50-vjeçares.
Pas marrjes së denoncimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër në bashkëpunim me strukturat policore të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier organizuan punën dhe në kohë rekord zbardhën ngjarjen.
Pas hetimeve të kryera rezultoi se nipi i shtetases së humbur (djali i vëllait të burrit), në bashkëpunim me 2 shokë të tij, në datën 05.01.2020 kanë shkuar për të vjedhur në banesën e 50-vjeçares dhe pas rezistencës të hasur nga kjo e fundit, e kanë hedhur në rezervuarin e fshatit Gjerbës.
Në vijim të punës për zbardhjen e plotë të ngjarjes, nga shërbimet e policisë Mallakastër dhe Polumbarët e Repartit Special Renea u gjet në rezervuar trupi i pajetë i shtetases D. S.
Specialistët për Hetimin e Kr.imeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, arrestuan shtetasit:
S., 16 vjeç, banues në Gjerbës,.S. Sh., 16 vjeç, banues në Çërrillë, dhe E. Z., 26 vjeç, banues në Gjerbës, Mallakastër.
Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për veprime të mëtejshme.