ShkodraWeb Media

E Vërteta të bën të lirë!

E RËNDË/ “Benz”-i përplaset me makinën e drejtuar nga 33- vjeçari nga M.Madhe, humb jetën një i ri dhe mbeten të dëmtuar dy të tjerë…

Nje aksident fatal ka ndodhur pas mesnate ne aksin rrugor Fier-Lushnje. Policia ben me dije se nje makine tip “Benz” eshte perplasur me dy automjete te tjera. Nga perplasja ka nderruar jete ne vend K.Sh, 18 vjeç, i cili ishte pasagjer ne makinen “Benz”, nderkohe qe jane aksidentuar edhe dy persona te tjere.

Loading...

NJOFTIMI

Sot pas mesnate në aksin rrugor Fier-Lushnje, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Shoferit” automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin M.Sh, 22 vjeç, banues në Hysgjokaj, Lushnje, është përplasur me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin B.Sh, 31 vjeç, banues në Hysgjokaj, Lushnje dhe më pas është përplasur edhe me automjetin tip “Jaguar” me drejtues shtetasin G.Q, 33 vjeç, banues në Koplik.

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën në vend shtetasi K.Sh, 18 vjeç, banues në Hysgjokaj, Lushnje (pasagjerë në automjetin tip “Benz” që drejtohej nga shtetasi M.Sh.). Gjithashtu dëmtime kanë marë edhe dy drejtuesit e automjeteve, shtetasit M.Sh dhe G.Q të cilët ndodhen në Spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Loading...
Copyright ShkodraWeb Media © 2019 All rights reserved. | Politika e Privatësisë nga ShkodraWeb Media.