Një aksident fatal është regjistruar në afërsi të fshatit Gëziq, në Rrugën e Kombit. Drejtuesi i një “Toyta Yaris” ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë është përplasur me bordurën anësore të rrugës.
Burimet bëjnë me dije fillimisht se ka mbetur e lënduar rëndë një vajzë e vogël. Si pasojë e përplasjes, vajza ka humbur të dyja këmbët, e cila ka ndërruar jetë më vonë në spital. Nga aksidenti ka mbetur i pl.agosur edhe drejtuesi i mjetit.
Ambulanca ka vonuar me shumë se 40 minuta për të arritur në vendin e ngjarjes. Ende nuk duhen detaje të tjera rreth ngjarjes.
Mirditë/ Informacion paraprak
Në autostradën Milot – Morinë, në vendin e quajtur “Fshati Gëziq”, shtetasi G.I., rreth 44 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar automjetin e tij ka humbur kontrollin duke u përplasur me trafikndarësen.
Për pasojë ka humbur jetën vajza e tij e mitur S.I. rreth 13-vjeçe, e cila ishte pasagjere në mjet, ndërsa drejtuesi i mjetit ndodhet në spital nën kujdes mjekësor.
Grupi hetimor vazhdon hetimet në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.