Një 51-vjeçare nga fshati Skrevan në Urë-Vajgurore është vetëvárúr pranë ahurit të bagëtive, pas banesës së saj.
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Skrevan në Urë Vajgurore, ndërkohë që ajo është gjetur disa orë më vonë e várúr nga bashkëshorti i saj që ka njoftuar menjëherë policinë.
51-vjeçarja Bukuroshe Sinjari ka vendosur t’i japë fund jetës, duke u vetëvárúr me litar në pemën përpara ahuri të bagëtive, pak minuta pasi kishte ushqyer edhe kafshët e shtëpisë. Ajo është dërguar me úrgjèncë nga familjarët drejt Spitalit Rajonal Berat, por ka mbërritur atje pa shenja jete dhe mjekët e kanë dërguar trupin e pajetë të saj në mórgún e spitalit.
Në vendngjarje kanë shkuar forca të policisë dhe ekspertë krìmìniálistikë që bën edhe këqyrjen e vendngjarjes. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se gruaja kishte kohë që vùánte nga déprèsioni për shkak të kushteve të rënduara ekonomike në të cilat jetonte dhe kjo mendohet të ketë qenë edhe shkaku që e ka çuar gruan drejt ndërmarrjes së aktin të vetëflìjimit.
51-vjeçarja Bukuroshe Sinjari jetonte së bashku me bashkëshortin e saj në fshatin Skrevan dhe ishte nënë e tre fëmijëve, njëri prej të cilëve ishte emigrant në Greqi. Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes së rëndë.