E RËNDË/ 46- vjeçari hidhet nga kati i gjashtë i pallatit ku jetonte, ndërron jetë menjëherë…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mesditë në Tiranë. Një 46-vjeçar është hedhur nga kati i gjashtë i banesës, duke ndërruar jetë.


Ngjarja është shënuar në rrugën “Irfan Tomini”, ku sipas policisë, burri ka ndërmarrë aktin e rëndë në kushte të rënduara psikologjike.

Tiranë/Informacion Paraprak

Rreth orës 12:30 në rrugën “Irfan Tomini”, dyshohet se në kushte të rënduara psikologjike, është vetëhedhur nga kati i 6-të i banesës shtetasi R. K., 46 vjeç, ku si pasojë ka ndërruar jetë.

PËR KOHËN E LIRË KANALI YNË VIDEO – SHKODRAWEB TV NË YOUTUBE…nëse ju pëlqen mund të abonoheni SUBSCRIBE!