E RËNDË – 45 vjeçari shqiptar humb jetën në pritë në Itali, kishte dalë me leje nga burgu ku po kthehej, pasi doli nga shtëpia…

Një burrë me origjinë shqiptare humbi jetën natën e shkuar në një pritë në Nuovo Salario në periferi të Romës. Ngjarja ndodhi rreth orës 23:30 minuta, ku shqiptari 45 vjeçar u shenjestrua me dy plumba pistolete në mes të rrugës. Mediat italiane shkruajnë se një plumb e kapi në pjesën e kokës dhe një tjetër në gjoks.

Shqiptari kishte marrë leje nga burgu për të takuar gruan e tij. Ndërsa po kthehej në qelitë e burgu “Rebibbia”, ai përshëndeti familjen, mori ashensorin, hapi derën, por pas disa hapash dy të shtëna i morën jetën.


“Ilmessaggero” shkruan se ishte një ek.zekutim, një vr.asje me gjakftohtësi dhe paramendim.

 ABCOM ║ VODAFONE