
Një ngjarje e rëndë trondit Pukën. Një shtetase 33- vjeçare nga fshati Bardhet është gjetur e vetëvarur në litar në pyll. Sipas informacioneve paraprake të policisë, ajo ka pirë ilaçe mbidozë dhe vuande nga një sëmundje vendore. Mësohet se në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.
“Më datë 31.05.2018, në fshatin Bardhet, në pyll, është gjetur nga familjarët e saj e vdekur, e vetëvarur me litar, shtetësia R.N, vjeç 33. Nga veprimet e kryera rezulton se viktima nuk ka shenja dhune, ka pirë ilaçe mbi dozë, dhe vuante nga sëmundje mendore. Materialet i kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Pukë. Neni 99 i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e policisë.