Një aksident fatal automobilistik raportohet të ketë ndodhur me pasojë humbjen e jetës të një 31-vjeçari. Shtetasi në fjalë me iniciale B. M., ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke u përplasur me bordurën e rrugës. Si pasojë e përplasjes së fortë i riu ka humbur jetën.
Tiranë/Informacion paraprak
Në aksin rrugor Elbasan-Tiranë, në afërsi të TEG-ut, mjeti me drejtues shtetasin B. M.,31 vjeç ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke u përplasur me bordurën e rrugës.
Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë vetë drejtuesi i mjetit. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.