Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë pasdite në qytetin e Korçës, ku një vajzë ka rënë nga kati i fundit i një pallati, që shërbente si bar kafe. Raportohet se ngjarja është shënuar këtë pasdite në qytetin jug-lindor. Vajza ka rënë nga kati i fundit i pallatit, i cili shërben si bar kafe. Ende nuk dihet nëse vajza është vetëhedhur apo ka rënë aksidentalisht. Ambulanca ka transportuar vajzën në spital, gjendja e së cilës është e rëndë.
Kjo ndërtesë ndodhet në qendër të Korcës, në katet e së cilës lëshohen ambjente me qera, ndërsa dy katet e fundit shërbejnë si bar kafe dhe restorant. Vajza mendohet të ketë rënë nga bar kafeja, e cila ndodhet në katin e gjashtë dhe më pas të jetë përplasur me shesh-pushimin e katit të dytë.
Vajza ka reaguar nga grupi i mjekëve që i kanë dhënë ndihmën e parë dhe më pas është transportuar për në spital, nga ku sipas informacioneve ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Ajo është rreth 30 vjeçe.